Loriana Kuka me zemër të madhe, fiton të bronztën në Portugali

Xhudo

Loriana Kuka me zemër të madhe, fiton të bronztën në Portugali

Nga: K. Goca Më: 29 janar 2023 Në ora: 18:39
Loriana Kuka

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë - 78 kg në “Grand Prix”, që u mbajt në Almada të Portugalisë.

Loriana shkëlqeu si ari në luftë për medalje të bronztë, duke e deklasuar me ippon garuesen nga Koreja e Jugut, Jeongyun Lee.

Xhudistja jonë ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme në duel me Lee duke e fituar medaljen.

Loriana sot ka treguar luftëra të mëdha sidomos  në çerekfinale e cila zgjati 12 minuta, në luftë maratonike me ukrainasen  Yelyzaveta Lytvynenko dhe në saje të fatit të keq sportiv edhe pësoi humbje. 

Luftë të madhe ka treguar edhe në sfidën e parë në repesash për medalje të bronztë në duel me sllovenen Patricija Brolih, duke triumfuar pas vazhdimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat