Driton Kuka me fjalë të mëdha për Flakën, që mahniti Bullgarinë

Xhudo

Driton Kuka me fjalë të mëdha për Flakën, që mahniti Bullgarinë

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 18:27
Flaka Loxha

Xhudistja Flaka Loxha sot ka shkëlqyer duke fituar medaljen e argjendtë në Sofje të Bullgarisë. 

Edhe një sukses i radhës për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, selektor i Kombëtares së Kosovës, me fjalë të mëdha për Flaka Loxhën.

“Flaka Loxha sjell medaljen e radhës për Kosovën!

Në Ciklin e Kupave Botërore kualifikuese për Lojëra Olimpike sot në Sofje u mbajt gara e radhës!

Flaka Loxha 57 kg e argjendtë dhe tashmë ajo ka fituar medaljen e parë në këtë nivel për të rritura.

Shënoj tri fitore por humbi në finale kundër Bullgares Ilieva.

Në finale si duket e penalizoj  fakti që kishte siguruar medalje dhe nuk dha maksimumin e saj.

E veçanta e kësaj gare është performansa e Dardanit!

Ai me 19 vjet sot luftoj si luan dhe shënoj tri fitore e duke humbur  në luftë për medalje por potenciali i tij po vjen dita ditës,

Plasmani i tij vendi i 5 shënoj pikët e para Olimpike në karrierën e tij.

Mposhti malazezin, armenin dhe rumunin Sulca përndryshe kampion Botëror e Evropian për U21.

Dardan Cena garoj në 73 kg

Debora Gjakova pësoj ne xhiron e parë dhe duhet ende punë e përkushtim për këtë nivel.

Nesër garon Shpat Zeka në kategorinë 100 kg”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat