Cena: Kuka nuk bëri emër për veten por për shtetin

Xhudo

Cena: Kuka nuk bëri emër për veten por për shtetin

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 17:10
Anton Cena e Driton Kuka

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Anton Cena, ka reaguar në lidhje me promovimin e librit “Kryemjeshtri” për trajnerin e madh Driton Kuka, me autor Arsim Maxhera, sipas tij munguan skena politike.  

“Sot në promovimin e librit të autorit Arsim Maxhera, kushtuar veprimtarisë së udhëheqësit të kampioneve olimpike, Driton Kuka.

Ky organizim u mbajt nën patronazhin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Driton Kuka, kush më mirë se ju e ka bërë Kosovën të artë, derisa drita e saj ka rënë kudo mbi botë, sa herë që ju keni qenë të pranishëm?! 

Nuk ka asgjë më të denjë për t’u përulur sesa veprimtaria juaj!

Sa herë Majlinda ka shkëlqyer, neve na ka bërë me lot gëzimi dhe ajo krenari e ka vetëm një emër: Ju! 

U krenuam para botës që Majlinda nuk mbeti vetëm e që pas saj erdhi fuqishëm vargoni i më të mirëve botërisht, Norës, dhe Distrias...për të cilin vargon jam i bindur që nuk përfunduar këtu! 

Nëse duhet të ishte dikush që meriton duartrokitje mbarëkombëtare, jeni ju! 

Le të shpresojmë që rrugëtimi juaj të bëhet prioritet i shtetit sepse vetëm të tilla prioritete na bëjnë faqebardhë!

Le të urojmë që kjo madhështi e krijuar nga Driton Kuka tash e tutje të mos hasë në indiferencë por të përkrahet nga qytetarët,  komuniteti sportiv, politikanët, gazetarët dhe të gjithë ne si popull. 

Ai nuk bëri emër për veten, por për shtetin, andaj edhe të gjithë le ta falënderojnë me përkrahje sepse ai e meriton, sepse në kurriz të tij u gëzuam që Kosova doli e para, dhe harruam ta ndihmojmë, përkrahim, urojmë...

Kryemjeshtër, vazhdo tutje sepse ti je Ikonë kombëtare!”, reagon Cena në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat