Distria kalon në finale, i siguron Kosovës medalje

Xhudo

Distria kalon në finale, i siguron Kosovës medalje

Më: 24 mars 2023 Në ora: 10:38
​Distria Krasniqi

(E plotësuar) - Distria Krasniqi i ka siguruar finalen Kosovës në Grand Slamit të Tbilisit.

Kampionia e botës mundi në gjysmëfinale gjermanen Mascha Ballhaus duke siguruar finalen e madhe të këtij turneu të madh evropian.

Në Grand Slamin e Xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfianle të kësaj gare.

Krasniqi ka triumfuar ndaj xhudistes belge, Amber Ryheul, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në këtë garë po marrin pjesë edhe:

Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78kg)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat