Akil Gjakova eliminohet nga Grand Slami i Turqisë

Xhudo

Akil Gjakova eliminohet nga Grand Slami i Turqisë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:26
Pamje nga gara

Akil Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahen në Antalia të Turqisë.

Xhudisti ynë u mposht në raundin e dytë nga ukrainasi, Vladyslav Kazimirov.

Gjakova raundin e parë e kaloi duke e mundur meksikanin Gilberto Cardoso.

Po ashtu, herët sot u eliminua edhe Dardan Cena, që u mposht qysh në raundin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat