Majlinda Kelmendi i dhuron kryeministrit Kurti brezin e saj të xhudos 

Xhudo

Majlinda Kelmendi i dhuron kryeministrit Kurti brezin e saj të xhudos 

Nga: K.G. Më: 7 qershor 2023 Në ora: 23:09
Majlinda Kelmendi i dhuron kryeministrit Albin Kurti brezin e saj

Zëvendësministrja e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, sot ishte në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.   

Aty ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe krenaria e kombit shqiptar, legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi etj. 

“Sot në palestrën e qytetit "Minatori" nxënës nga 10 shkolla të Mitrovicës u takuan me kampionen tonë Olimpike, të artën Majlinda Kelmendi. 

Ajo së bashku me xhudistët e Klubit të Xhudos Trepça demonstruan disa nga teknikat e sportit të xhudos.

Në fund të demonstrimit, Majlinda i dhuroi kryeministrit Kurti brezin e saj të xhudos në shenjë falënderimi për mbështetjen e pakusht dhe parezervë që po i jep xhudos dhe sportit vendor në përgjithësi”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat