Driton Kuka: Akil Gjakova i bronztë sot me shkëlqim të artë!

Xhudo

Driton Kuka: Akil Gjakova i bronztë sot me shkëlqim të artë!

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:12
Driton Kuka e Akil Gjakova

Akil Gjakova sot ka shkëlqyer në një atmosferë të zjarrtë, para 12 mijë shikuesve në arenën sportive në Paris.

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë - 73 kg.

Është medalja e dytë pas të artës së Distria Krasniqi në kategorinë  52 kg.

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, me fjalë të mëdha për Gjakovën.

“Edhe një…

Grand Slam Paris 2024.

Medalja nr. 15 si trajner në garën më të madhe dhe më madhështore  të xhudos!

Kosova jonë tash e 12 apo 13 vjet merr medalje në Paris!

Akil Gjakova i bronztë sot me shkëlqim të artë!

Dardan Cena tri fitore të mëdha u radhit i 7.

Laura (Fazlu) sot se kishte ditën e saj por do ju kthehet shpejt medaljeve!
Kosova mbi të gjitha”
, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat