Distria Krasniqi, merr një dhuratë speciale nga Federata Evropiane e xhudos

Xhudo

Distria Krasniqi, merr një dhuratë speciale nga Federata Evropiane e xhudos

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 14:19
Distria Krasniqi

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses në karrieren e saj të pasur.

Krasniqi dje u shpall nënkapione botërore, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili po mbahet në Hungari.

Pasi iu dorëzua medalja, Distria morri edhe një dhuratë speciale nga Federata Evropiane e Xhudos.

Ajo u befasua me një fotografi kur fitoi Medaljen e Artë në Kampionatin Botëror të vitit 2014 në Sofje.

Krasniqi u emocionua nga kjo dhuratë speciale, pasi medaljen e artë e fitoi në moshë shumë të re, kur ishte vetëm 17 vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat