Fatjona Kasapi, xhudistja që po arrin suksese të mëdha arenën ndërkombëtare
Xhudistja kosovare Fatjona Kasapi ka arritur një rezultat të rëndësishëm në garën prestigjioze European Open, e cila u mbajt në Tallin, Estoni, duke u renditur në vendin e 7-të.
Ky sukses përfaqëson një hap përpara në karrierën e saj dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm ndaj xhudos.
Në ndeshjen e parë, Fatjona mposhti Tova Grandberg nga Suedia. Në xhiron e dytë, ajo fitoi ndaj Maya Leopold nga Izraeli, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale. Aty u përball me xhudisten franceze Chloe Devictor, ndaj së cilës humbi.
Pas kësaj, Fatjona vazhdoi garën në repesazh, ku u ndesh me Dora Bortas nga Kroacia🇭🇷.
Megjithëse nuk arriti të sigurojë fitore, ajo përfundoi garën në vendin e 7-të.
Sa i përket xhudistes, Dëbora Gjakova, këtë herë ajo nuk ishte në formën e saj më të mirë dhe nuk arriti të sigurojë fitore në këtë garë.