Në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë po mbahet kampi i xhudos në Qendrën Nacionale në Pejë!
Trajneri më i mirë në botë Driton Kuka së bashku me Majlinda Kelmendin, po zhvillojnë stërvitje me pjesëmarrësit.
“Në Pejë po mbahet Kampi Ndërkombëtar Stërvitor njëjavor, me pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës dhe xhudistëve nga shtetet si Turqia, Kroacia dhe Suedia.
Gjatë këtij kampi, xhudistët po përgatiten intenzivisht për garat e ardhshme.
Kampi po mbahet nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, si dhe trajnerëve Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Kushtrim Gashi dhe Tomoe Yokoyama”, bëhet e ditur nga Federata e Xhudos e Kosovës.