Distria Krasniqi me zemër të madhe, fiton medaljen e bronztë në Grand Slam

Xhudo

Distria Krasniqi me zemër të madhe, fiton medaljen e bronztë në Grand Slam

Nga: K.G. Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 15:33
Distria Krasniqi f

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-52 kg), ka treguar zemër të madhe në luftë për medalje të bronztë.

Krenaria e kombit shqiptar fitoi medaljen e bronzte në garën prestigjioze Grand Slam në Abu Fhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 “Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi Grand Slam 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe!

Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Yuko, Karina Efimova nga Rusia🇷🇺. 

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari, Gefen Primo nga Izraeli. Në gjysmëfinale humbi me Yuko nga Reka Pupp nga Hungaria. 

Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 Yuko, Naomi Van Krevel nga Holanda.

Krenarë për ty Distria! Një medalje bronzi që digjet si flakë në Ditën e Flamurit!”, - shkruan në faqen e FXHK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat