Laura Fazliu mbetet pa medalje në Abu Dhabi

Xhudo

Laura Fazliu mbetet pa medalje në Abu Dhabi

Nga: K.G. Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 14:54
Laura Fazliu

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, përkundër luftës së madhe mbetet pa medalje në kategorinë – 63 kg në garën Grand Slam në Abu Dhabi të Emitaeve të Bashkuara Arabe.

Dje, Distria Krasniqi është stolisur me medalje të bronztë në kategorinë – 52 kg.

“Laura Fazliu renditet e 5-ta në Abu Dhabi Grand Slam 2025!

Laura ishte e lirë në xhiron e parë. Në të dytën mposhti me Ippon, Yeji Kim nga Korea.🇰🇷

Në çerekfinale humbi me Yuko nga Enkhriilen 

Lkhagvatogoo nga Mongolia. 

Laura në repasazh mposhti me Wazaari, Lubjana Piovesana nga Austria.🇦

Për medalje të bronztë Laura humbi me Yuko nga Rafaela Silva nga Brazili🇧🇷, dhe u rendit e 5-ta në këtë Grand Slam”, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat