Jon Kuka e Arba Hasanaj lartësojnë Kosovës në Marok! Flet Driton Kuka 

Xhudo

Jon Kuka e Arba Hasanaj lartësojnë Kosovës në Marok! Flet Driton Kuka 

Nga: K.G. Më: 24 janar 2026 Në ora: 20:58
Garueset

Jon Kuka e Arba Hasanaj lartësuan shtetin e Kosovës në Casablanca të Marokut.

Xhudisti i talentuar Kuka dhe talentja Arba u kthyen me medalje nga turneu i madh botëror.

“Jon Kuka 55 kg ed Arba Hasanaj 70 kg, dy medalje për Kosovën.

Krista Kovaçi 63 kg - një medalje të argjendtë për Shqipërinë!

E gjithë ekipi me trajneren Majlinda (Kelmendi) në Casablanca të Marokos shënuan nismë të mbarë për këtë vit!

Gara e vlefshme për pikë të Ranglistës Botërore për kadet si dhe kualifikuese për Olimpiadën e të rinjve këtë vit në nëntor në Senegal!

Dy fjalë për Kristen!

Ajo bashkë me Kasandren dy vajza që po jetojnë në Pejë tash e dy vite për të realizuar ëndrrat e tyre sportive!

Stërviten me klubin tonë dhe kjo medalje tregon që ato tashmë po ndërtohen në sportiste me potencial!
Kaq për sonte!

Urime medaljet për sportistët tanë!”, ka shkruar Kuka e profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat