Driton Kuka: Laurina fitoj medaljen e bronztë edhe pse ka mundur ma shumë!

Xhudo

Driton Kuka: Laurina fitoj medaljen e bronztë edhe pse ka mundur ma shumë!

Nga: K.G. Më: 8 mars 2026 Në ora: 16:11
Driton Kuka,

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka disa fjalë për xhudisten Laurinë Gashi, e cila ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane, që u mbajt në kryeqytetin malazez, Podgorica.

“Kupa Evropiane Podgoricë, Laurina fitoj medaljen e bronztë edhe pse realisht ka mundur ma shumë!

Anesi e Muhamedini mbeten pa medalje por arritën në Top 8 me shumë luftëra të fituara në kategoritë e tyre.

Esta e Erlulja nuk ishin në formën e duhur kësaj radhe.

Ekipi do udhëtoj në kamp në stërvitje në bjeshkë për të synuar medalje të reja në garat në vijim!:. ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat