Çfarë u diskutua në Kuvendin e rregullt të Federatës së Xhudos së Kosovës?

Xhudo

Çfarë u diskutua në Kuvendin e rregullt të Federatës së Xhudos së Kosovës?

Më: 22 mars 2026 Në ora: 19:29
Pamje nga kuvendi

Sot u mbajt Kuvendi i Rregullt i Federatës së Xhudos së Kosovës për vitin 2025, me pjesëmarrjen e delegatëve nga të gjitha klubet anëtare të Federatës.

Gjatë Kuvendit u diskutua mbi vitin që lamë pas, duke përfshirë sukseset e arritura, sfidat e hasura dhe objektivave për periudhën në vijim.

U miratuan raporti i punës dhe ai financiar për vitin 2025, si dhe raporti i auditorit të pavarur. Po ashtu, u aprovuan planprogrami i punës dhe plani financiar për vitin 2026.

Në këtë takim mori pjesë edhe Fatos Tabaku, anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e angazhimit të trajnerëve dhe klubeve për rritjen e numrit të xhudistëve, zhvillimin e vazhdueshëm të sportit të xhudos dhe arritjen e rezultateve sa më të larta në arenën ndërkombëtare të garave zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat