Faqja ndërkombëtare: Rekordmenia me më shumë tituj është Distria Krasniqi

Xhudo

Faqja ndërkombëtare: Rekordmenia me më shumë tituj është Distria Krasniqi

Nga: K.Goca Më: 16 prill 2026 Në ora: 16:41
Driton Kuka e Distria Krasniqi

Faqja ndërkombëtare “Judoinside” i ka kushtuar një shkrim të gjatë trimëreshës së Kosovës, Distria Krasniqit,

“Distria Krasniqi fiton titullin e katërt evropian në Tbilisi”, është titulli i “Judoinside” 

\“Distria Krasniqi e Koosvës siguroi titullin e tretë radhazi evropian në kategorinë -52 kg, me një fitore të qetë dhe taktike ndaj francezes Amandine Buchard. Finalja bashkoi dy nga sportistet më me përvojë të kësaj kategorie.

Krasniqi, numri një në botë dhe tashmë tri herë kampione e Evropës, u përball me Buchard, shumë herë medaliste në arenën ndërkombëtare dhe e renditur e nënta në botë.

Historia e përballjeve të tyre shtoi edhe më shumë interes, pasi Buchard kishte epërsi në duelet direkte para kësaj ndeshjeje. Buchard e kishte mposhtur Krasniqin katër herë, por fitorja e fundit në Paris këtë vit ishte për Krasniqin.

Ajo shtoi edhe një tjetër fitore ndaj Buchard.

Shkëmbimet e para ishin të balancuara, pa dominim të qartë nga asnjëra xhudiste.

Megjithatë, Krasniqi goditi herët.

Pas vetëm 25 sekondash, ajo shënoi një yuko, avantazh që në fund rezultoi vendimtar.

Nga ai moment, kosovarja kontrolloi ritmin e ndeshjes, duke menaxhuar epërsinë në mënyrë efektive ndaj një Buchard gjithnjë e më këmbëngulëse.

Francezja hasi vështirësi për të depërtuar në mbrojtjen e strukturuar të Krasniqit, pavarësisht presionit të vazhdueshëm.

Minuta e fundit solli dramë. Krasniqi mori dy penalizime në një kohë shumë të shkurtër, të parin 45 sekonda para fundit dhe të dytin menjëherë pas, duke iu afruar rrezikshëm shkualifikimit. Duke ndjerë mundësinë e saj, Buchard shtoi sulmet për të detyruar një shido të tretë vendimtar.

Megjithatë, pavarësisht presionit në rritje dhe protestave nga këndi i trajnerëve francezë, Krasniqi ruajti qetësinë dhe e përballoi deri në sekondat e fundit për të siguruar fitoren.

Me këtë fitore, Krasniqi e mbron titullin evropian, duke shtuar titullin e tretë radhazi në -52 kg, pas atyre të fituar në Zagreb (2024) dhe Podgorica (2025). Titullin e saj të parë evropian ajo e kishte fituar më herët në kategorinë -48 kg, në Lisbon në vitin 2021”, ka shkruar faqja ndërkombëtare,.

“Për Buchard, kjo mbetet një medalje e argjendtë e merituar pas një dite të fortë garash, megjithëse nuk arriti ta përmbyste avantazhin e hershëm të Krasniqit.

Qëndrueshmëria e Krasniqit në majën e kategorisë vazhdon të dëshmojë statusin e saj si një nga figurat kryesore të xhudos evropiane.

Trajneri Driton Kuka u shpreh krenar për titullin e nëntë evropian për sportistët e Kosovës, tetë prej tyre nën flamurin e Kosovës.

Tashmë, rekordmenia me më shumë tituj është Distria Krasniqi”, - shkruan më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat