Selektori i Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur me suksesin e xhudistes Laura Fazliut, e cila fitoi sot medaljen e bronztë në Grand Prix të Kinës.
“Karvani i xhudos drejt Lojërave Olimpike 2028 niset nga Qingdao në Kinë!
Laura fitoj medaljen e parë për 🇽🇰 në ciklin 2 vjeçar kualifikues drejt Lojërave Olimpike!
E bronztë në Grand Prix në Kinë!
Shënoj 4 fitore të mëdha u mposht nga japonezja në një luftë që vendosën nuancat.
Në luftë për medalje mposhti bjellorusen e papërshtatshme.
Në Kinë nga një fitore dhe pikët e para Olimpike i arritën edhe Erza 48 kg dhe Dardani 73 kg
Erza kishte potencial të ec tutje por nuk kishte fat në luftën drejt çerekfinales.
Dardani rastisi në grupin e vështire mposhti Koreanin e mandej pësoj nga garuesi rus.
Fatjona 52 kg dhe Flaka 57 kg mbetën pa pikë kësaj radhe.
Me ekipin në Kinë është Fatos Tabaku
Distria dhe Akili nuk ishin pjesë e kësaj gare”, ka shkruar Kuka.