Vashat e djemtë e artë të Kosovës nesër synojnë medalje në Lojërat Mesdhetare

Xhudo

Vashat e djemtë e artë të Kosovës nesër synojnë medalje në Lojërat Mesdhetare

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2026 Në ora: 12:40
Driton Kuka

Kosova me padurim pret që xhudistët dhe xhudistet e saj të dalin nesër në arenë, në luftën për medalje në Lojërat Mesdhetare.

Garuesit e trajnerit më të mirë në botë, Driton Kuka, janë gati për sfidat e mëdha.

Optimizëm në taborin e kombëtares tonë.  

“Vetëm 24 orë na ndajnë nga paraqitja e xhudistëve tanë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Nesër, nga ora 10:00, do të garojnë:

Erza Muminoviq (-48 kg)
Fatjona Kasapi (-52 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Dardan Cena (-81 kg)

Nën drejtimin e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi, ekipi ynë është gati për garë”, ka njoftuar FXHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat