Akil Gjakovë gjunjëzon kroatin, një fitore larg medaljes

Xhudo

Akil Gjakovë gjunjëzon kroatin, një fitore larg medaljes

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2026 Në ora: 13:36
Akil Gjakova

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”.

Akil Gjakova e ka menaxhuar luftën me qetësi dhe  nuk ka lejuar befasi nga kroati Robert Klaçar nga Kroacia.

Gjakova ngadhënjeu një minutë më shumë para se të përfundonte koha e rregullt.me meritë.

Trimi ynë është një fitore larg medaljes së bronztë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Në garë për medalje është edhe Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat