Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

Xhudo

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 16:46
Laura Fazliu

Xhudistja e kombëtares së Kosovës Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri 63 kilogramë në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”!

Në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale mposhti me Ippon, Ozlem Yildiz nga Turqia.🇹🇷

Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Doris Boursas nga Franca.🇫🇷

Laura në finale u mposht me Yuko nga Carlotta Avanzato nga Italia🇮🇹 por i solli Kosovës medaljen e argjendtë.

Sukses i madh për shtetin e Kosovës.

Për Kosovën është medalja e pestë në këto Lojëra Mesdhetare. Të artë ka fituar boksierja Donjeta Sadiku, kurse të bronzta fituan xhudistët Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat