Enver Hoxhaj u përgjigjet sondazheve në Skënderaj, ndizet turma

Zgjedhjet 2021

Enver Hoxhaj u përgjigjet sondazheve në Skënderaj, ndizet turma

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas vizitave në Mitrovicë e Vushtrri, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ditën e ka përmbyllur me një tubim masiv në Skënderaj.

Në një video të publikuar, ai para qytetarëve e simpatizantëve të PDK-së dëgjohet duke thënë se tubimet e tilla  janë sondazhi i vërtetë dhe sondazhi më i mirë, që tregojnë pozicionin fitues të PDK-së, përkundër disa sondazheve të paguara që po publikohen në media.

Kur Hoxhaj i fton të pranishmit të bëjnë një sondazh dhe i pyet se kush do t’i fitojë zgjedhjet më 14 shkurt, në sallë shpërthejnë brohoritjet PDK, PDK.

“Po mundohen me na i dekuraju votuesit, por këto tubime masive të PDK-së janë sondazhi më i mirë. Lehtë është me bë sondazhe. Hajdeni ta bëjmë edhe ne këtu një. Kush do t’i fitojë zgjedhjet më 14 shkurt?”, thotë Hoxhaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat