Selim Selimi: Do të themelojmë Task-Forcën kundër korrupsionit

Zgjedhjet 2021

Selim Selimi: Do të themelojmë Task-Forcën kundër korrupsionit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:25
Selim Selimi

Kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka folur rreth planeve të partisë ku ai bën pjesë për luftimin e korrupsionit.

Ai ka folur për planin konkret të AAK-së për të luftuar këtë dukuri, duke përmendur edhe ndryshimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Drejtësisë.

“Deri më tani kemi bërë disa ndryshime, kemi hapur rrugë për denoncimin e rasteve të korrupsionit e sidomos për tender, pasi që aty mendohet se bëhet korrupsioni më i lartë. Kemi bërë edhe ndryshime si shkarkimi i zyrtarëve të lartë në rastet kur ngritët aktakuzë për korrupsion ndaj tyre, pasi që ne mendojmë se ai që është i akuzuar për korrupsion, duhet të shkojë në shtëpi deri sa të përfundojë gjykimi. Ne si AAK kemi në plan themelimin e Task-Forcës Kundër Korrupsionit, e cila do të funksionojë si një lloj byroje e FBI-së, por do të merret vetëm me hetimin e rasteve e korrupsionit”, ka thënë Selimi në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se edhe pse Kosova ka një nivel të lartë të korrupsionit, këtë vit ka qenë më mirë se të gjitha vendet fqinje në luftimin e korrupsionit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat