Tre ish-anëtarë të Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së

Zgjedhjet 2021

Tre ish-anëtarë të Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së

Nga: N.Sh Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:13
Ilustrim

Skena politike në Kosovë, është mjaft aktive këto ditë.

Në këtë aktivitet politik po ndodhin edhe gjëra interesante.

Në vlugun e rritjes së LVV-së, tre anëtarë të kësaj partie kanë kaluar në PDK.

Kështu ka bërë të ditur Elmi Reçica i PDK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, ku edhe publikoi fotografinë thotë se, tre anëtarë të Vetëvendosjes në Ferizaj iu janë bashkuar partisë që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Reçica përmes një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në takimin e mbrëmshëm në Ferizaj, familjes politike të PDK-së iu bashkuan Albulena, Besiana dhe Muhameti, anëtarë të familjes së nderuar Ibrahimi, familje e cila deri më tani ishte pjesë e Vetëvendosjes.

Nga sot do të jenë votues dhe kontribues të jetësimit të vizionit dhe programit qeverisës të PDK-së. Të rinjtë të cilët votojnë për herë të parë, çdo ditë e më shumë po i besojnë planit të #Rimëkëmbjes shtetërore, program që do ta realizojmë bashkarisht.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat