Berisha nga komuniteti egjiptian: Kërkojmë kuotë universitare të rregulluar me ligj

Zgjedhjet 2021

Berisha nga komuniteti egjiptian: Kërkojmë kuotë universitare të rregulluar me ligj

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Veton Berisha

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka shpalosur planprogramin për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Berisha, në Info Magazine ka thënë se komuniteti egjiptian është i gatshëm që të jetë i barabartë në të gjitha nivelet e arsimit.

Prandaj, ai ka kërkuar që të rregullohet kuota për universitetet publike me ligj.

“Ne mendojmë se me ligj duhet të rregullohet kuota prej 12 përqind në universitetet publike dhe jo të rregullohet vetëm me udhëzim administrative. Sfida jonë kryesore është niveli më i ulët, pra niveli parafillor. Ne do të mundohemi që secili nxënës i komunitetit egjiptian të fillojë shkollimin që nga niveli parafillor”.

“Pengesat e largësisë, të ekonomisë, të pozitës së tyre sociale që e vënë në prioritet për të përdorur fëmijën për mbijetesë dhe jo t’i japin të drejtën për t’u shkolluar – të gjitha këto duhet të rregullohen me Ligjin për Skemën Sociale. Ne e kemi nismën që të ndryshojë ky ligj që këtyre kategorive të familjeve t’iu jepen më shumë mundësi që fëmijët t’i shkollojnë. Për ne prioritet do të mbetet arsimi”.

Berisha ka thënë se në kuadër të planit të tyre për zgjedhjet parlamentare kanë punësimin sa më shumë të pjesëtarëve të komunitetit egjiptian.

“Çështja e punësimit është e lidhur ngushtë me nivelin e edukimit. Në komunitetin tonë mendoj së ka mjaft kuadro që mund të jenë të barabartë në mundësinë e punësimit. Kur kemi hyrë në Kuvendin e Kosovës për herë të parë, në vitin 2014, kemi pasë të punësuar pesë egjiptian, ndërsa tani i kemi të punësuar mbi 50 persona të komunitetit tonë”.

“Ne do të punojmë që sa më shumë qytetarët e komunitetit egjiptas të jenë të punësuar në ndërmarrjet private, si dhe në institucionet publike. Gjithashtu do të punojmë që sa më shumë të kemi të larguar njerëz nga skema sociale”.

Berisha ka theksuar se për këto zgjedhje nuk kanë vija të kuqe me asnjë subjekt politik, por se do të jenë aty ku u jepet më shumë hapësirë dhe mundësi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat