Musa: Si deputet do të jem zëri dhe dera e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim

Zgjedhjet 2021

Musa: Si deputet do të jem zëri dhe dera e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:00
Rrustem Musa

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Musa, ka bërë thirrje tek qytetarët që ta votojnë atë dhe partinë e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musa zotohet se si deputet do të jetë zëri dhe dera e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim dhe do t’i përfaqësojë ata denjësisht në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se gjatë fushatës zgjedhore ka parë entuziazëm dhe vullnet të plotë në mbështetje për programin e Rimëkëmbjes.

Në listën zgjedhore të PDK-së, Rrustem Musa garon me numër 26.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në të gjitha takimet e fushatës

zgjedhore, e në bashkëbisedim me qytetarë nga të gjitha pjesët e Kosovës, kam parë entuziazmin dhe vullnetin e plotë në mbështetje të programit të rimëkëmbjes dhe kandidaturës time për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Dëshiroj të ju falenderoj nga zemra të gjithëve për urimet dhe mbështetjen ndaj meje, vizionit dhe qëllimeve tona të përbashkëta të platformës së rimëkëmbjes ekonomike,rimëkëmbjes në shëndetësi,drejtësi, mirëqenie sociale dhe konsolidim të shtetësisë e subjektivitet ndërkombëtar për Republikën e Kosovës.

Me 14 shkurt në ditën e zgjedhjeve ju ftoj të gjithëve të votoni për platformën e rimëkëmbjes dhe për mua si kandidat për deputet me numër 26 në Kuvendin e Kosovës. Zotohem që si deputet do të jem zëri dhe dera e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim dhe do t’i përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Kosovës.

#DrRrustemMusa 26

#rimëkëmbje

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat