Nisma thotë se pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlament

Zgjedhjet 2021

Nisma thotë se pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlament

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:31
Fatmir Limaj

Partia Nisma Socialdemokrate mbrëmë ka vizituar fshatrat e Malishevës, Mirushë, Burim dhe Carrallukë.

Me kauzën “Me Çlirimtarët” ata thanë se morën mbështetje të jashtëzakonshme nga këta fshatra.

“U jemi tejet mirënjohës bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve tanë të rinj të këtyre fhstarave që janë rreshtuar fuqishëm krah frymës sonë për zgjedhjet e 14 shkurtit”, kanë shkruar në faqen zyrtate të Nismës në një status në Facebook,

“Pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”, shkruan tutje në status.

Më poshtë statusi i plotë:

Kauza jonë “Me Çlirimtarët” mbrëmë mori mbështetje të jashtëzakonshme në fshatrat Mirushë, Burim dhe Carrallukë të Malishevës.

U jemi tejet mirënjohës bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve tanë të rinj të këtyre fshatrave që janë rreshtuar fuqishëm krah frymës sonë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Falë kontributit të madh që qytetarë të shumtë anekënd vendit po i japin Nismës Socialdemokrate, pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat