Arben Vitia bën thirrje për të votuar gratë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

Zgjedhjet 2021

Arben Vitia bën thirrje për të votuar gratë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: A.SH Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:37
Arben Vitia

Kandidati për deputet nga LVV, Arben Vitia ka bërë thirrje për të votuar gratë kandidatë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Vota për gratë ndihmon shtetndërtimin dhe shtynë progresin shoqëror”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Postimi në Facebook:

Në legjislaturën e kaluar, për herë të parë në historinë e institucioneve tona, asnjë nga gratë deputete të Lëvizjes VETËVENDOSJE! s’kishte nevojë për kuotën përfaqësuse. Angazhimi dhe puna e tyre për më shumë barazi e drejtësi i ngriti ato por edhe Lëvizjen deri në pikën ku kuota tani po tejkalohet e shpejtë edhe do të bëhet e panevojshme.

Votoni gratë në listën e Lëvizjes sepse vota për to i shton peshë ndryshimit që e synojmë. Vota për gratë ndihmon shtetndërtimin dhe shtynë progresin shoqëror.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat