Uran Ismaili: Spitalin e Prishtinës do ta nisim në 6 muajt e parë të qeverisjes

Zgjedhjet 2021

Uran Ismaili: Spitalin e Prishtinës do ta nisim në 6 muajt e parë të qeverisjes

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Uran Ismaili

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tani kandidat për deputet në radhët e PDK-së me numrin 2 në listë, ka thënë se në gjashtë e muajt e parë të qeverisjes do të nisë ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

“Plani i PDK adreson edhe një kërkesë të kahmotshme të Prishtinës.

Si Ministër i Shëndetësisë, e kam lënë të gatshëm projektin e fizibilitetit që parasheh ndërtimin e një spitali tejet modern për Prishtinën.  Për fat të keq, as edhe një hap i vetëm nuk është ndërmarrë nga të dy qeveritë e fundit.”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se  Plani i Rimëkëmbjes për Shëndetësi i jep prioritet të veçantë Spitalit të Prishtinës dhe garanton se në 6 muajt e parë të qeverisjes do të fillojnë punimet në ndërtimin e këtij spitali.

“Spitali i Prishtinës do të ketë 200 shtretër, 4 salla të operimit, 54 dhoma të intervenimit dhe mbi 200 veta personel shëndetësor.”, ka thënë Ismaili.

Shikoni më poshtë videon 20 sekondëshe dhe projektin për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat