Bashkëpunëtori i ngushtë i Vjosa Osmanit paralajmëron votim plebishitar me 14 shkurt

Zgjedhjet 2021

Bashkëpunëtori i ngushtë i Vjosa Osmanit paralajmëron votim plebishitar me 14 shkurt

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:04
Faton Peci

Faton Peci nga Mitrovica ka paralajmëruar votim plebishtar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Peci me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se me 14 shkurt #krejtdhedrejt 127, do të fillojë një kohë tjetër, derisa thotë se qyteti i Mitrovicës meriton rikthim të dinjitetit, në të cilin qytetarët nuk kanë nevojë të ikin, t'i shesin pronat e as të frikësohen.

Postimi i plotë:

Dashuria ndaj Mitrovicës më ka udhëheqë përgjatë gjithë rrugëtimit tim politik. Në trollin e gjyshit tim Asllan Asllani në lagjen Kroi i Vitakut i cili u sulmua 17 herë gjatë viteve 1998-1999, u dogj e u rrënua dhe i tillë siç është tani, është shpërfaqje e dështimit kolektiv e institucional për të rindërtuar shtëpitë dhe mbrojtur pronat shqiptare në veri.

Ky qytet meriton rikthim të dinjitetit, në të cilin qytetarët nuk kanë nevojë të ikin, t'i shesin pronat e as të frikësohen.

Më 14 shkurt #krejtdhedrejt 127 do të fillojë një kohë tjetër.

Në jug e në veri, kujdes institucional, vëmendje e posaçme ndaj Trepçës dhe përkushtim që me këtë aset kombëtar ta ringjallim jo veç Mitrovicën!

Ujmani është pasuri e Kosovës dhe e tillë duhet të mbetet.

Këtë të diele, rrugëtimi ynë do të konkretizohet me një votim plebishitar!

Për një të tashme më të mirë dhe për një të ardhme më të sigurt, më 14 shkurt #referendum!

#krejtdhedrejt127

#albinkurtikryeminister

#vjosaosmani2

#fatonpeci24

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat