Hoxhaj mban tubim në Istog: PDK është alternativa e duhur për qytetarët tanë

Zgjedhjet 2021

Hoxhaj mban tubim në Istog: PDK është alternativa e duhur për qytetarët tanë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:01
foto nga vendi ngjarjes

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur një takim me qytetarët në Istog.

Hoxhaj ka thënë se “PDK është alternativa e duhur për qytetarët tanë, në Istog dhe kudo në Kosovë”.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk është vetëm adresa e rimëkëmbjes, por edhe adresa e stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe integrimit. Alternativa tjetër qeverisëse është e rrezikshme për vendin. Është adresë e izolimit për Kosovën”, ka shkruari ai në Facebook.

Tutje, Hoxhaj ka shkruar “votoni numrin #PDK134, për të mirën tuaj dhe të mirën e Kosovës sonë. #Rimëkëmbje”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat