Kandidati i LDK-së për deputet, Feim Salihu falënderon qytetarët e Lagjes së Trimave për mbështetjen

Zgjedhjet 2021

Kandidati i LDK-së për deputet, Feim Salihu falënderon qytetarët e Lagjes së Trimave për mbështetjen

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Feim Salihu

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Feim Salihu, ka përmbyllur parazgjedhore në lagjen e tij Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Salihu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

“Kodra e Trimave, lagjja ime, ndjehem krenar me ju. Ju keni qëndruar besnik gjithnjë dhe të bashkuar drejt fitores po vazhdojmë të rreshtuar si krah i fuqishëm i Lidhja Demokratike e Kosovës për zhvillimin e Kosovës.

Lagjja ime, u jam mirënjohës dhe falënderues për përkrahje dhe ndjehem i lumtur që jeni rreshtuar në mbështetje të LDK-së e cila ofron zgjidhjen që duan dhe meritojnë qytetarët: punë, dinjitet, mirëqenie dhe respekt”.

“Do të jem besnik dhe përfaqësues dinjitoz i interesit tuaj”, ka shkruar Salihu.

#shtetishtet #LDK132 #voto59 #feimsalihu

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat