Menduan se nuk ishte e vërtetë, vajza seksi përjashtohet nga aplikacioni i famshëm

Bota e Yjeve

Menduan se nuk ishte e vërtetë, vajza seksi përjashtohet nga aplikacioni i famshëm

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:09
Holly Valentine

Një modele ka deklaruar se është përjashtuar nga aplikacioni i takimeve Tinder sepse është shumë tërheqëse.

Madje meshkujt që e shihnin mendonin se nuk ishte e vërtetë.

Ajo është identifikuar si Holly Valentine, 26 vjeçe, e cila jeton në Los Anxhelos por udhëton shpesh nëpër botë me punën. Kohët e fundit, vendosi që të hapë një profil në aplikacionin e takimeve për të njohur njerëz teksa udhëton në qytetet të reja.

Pasi publikoi disa fotografi, thotë se brenda vetëm disa orësh, profili i saj mori mesazhe të shumta që insistonin se llogaria e saj ishte e rreme.

Ajo u bllokua nga aplikacioni dhe kur u përpoq të hynte, kuptoi se nuk funksiononte më.

Holly tha: "Unë udhëtoj shumë kështu që doja të takoja e të njihja njerëz të rinj kur udhëtoja kështu që bleva paketën më të shtrenjtë që ofrojnë, i cili të lejon të vendosësh lokacionin ku ndodhesh. Pagova 86 dollarë dhe është e shtrenjtë. Unë përdora fotografi të pastra, bëra të gjitha gjërat që kërkoheshin. Për disa orë, mora shumë mesazhe dhe u përjashtova nga programi."

Mesazhet që i vini ishin të tipit, "Përse duhet të jetë në Tinder një vajzë si ty", "Me shumë mundësi nuk je e vërtetë".

Pasi kontaktoi me Tinder, mori paratë por asnjë shpjegim përse iu mbyll profili.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat