“Intriga dashakeqe”- Anxhela Peristeri shpallet fituese Festivalit të RTSH, reagon Martin Leka dhe tregon si qëndron e vërteta

Bota e Yjeve

“Intriga dashakeqe”- Anxhela Peristeri shpallet fituese Festivalit të RTSH, reagon Martin Leka dhe tregon si qëndron e vërteta

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:34
Axhela Peristeri

Emri i këngëtares Axhela Peristeri, prej disa ditësh qarkulloi në media, si fituesja e Festivalit të RTSH-së për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, ndërkohë që konkursi nuk ishte bërë ende.

Sipas këtyre lajmeve, ajo kishte arritur të grumbullonte 322 pikë nga juria e Festivalit të Këngës.

Por drejtori artistik i këtij Festivali, Martin Leka ka hedhur poshtë zërat duke thënë se diçka e tillë është e pamundur. Ai u shpreh se Festivali do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor dhe u kërkoi portaleve që të mos merren me “intriga dashakeqe”.

Gjithashtu Martin Leka deklaroi se nuk janë pjesë e jurisë anëtarët që janë përfolur si Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku, por bëhet fjalë për emra të tjerë dhe gjithçka është bërë për shkak të interesave personale.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor. Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë. I bëj thirrje portaleve të mos merren me intriga dashakeqe, po të tregohen transparentë,”– u shpreh ai për ABC News.

Fituesi i këtij viti i Festivalit të Këngës do të përfaqësojë Shqipërinë në Erovision 2021 që do mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.

Ndërkohë festivali i RTSH-së do të mbahet ndryshe këtë vit, për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Prezantuesit e këtij edicioni do të jenë moderatorja Jonida Vokshi dhe gazetari Blendi Salaj, i cili njëkohësisht do të jetë edhe skenaristi.

Festivali do të zhvillohet në ambient të hapur, pranë sheshit “Italia” në kryeqytet.

Në performancat e këngëtarëve që do të konkurrojnë, nuk lejohen më shumë se 7 persona, për të respektuar protokollin e masave anti-Covid të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Festivali mendohet të mbahet midis datave 17-26 dhjetor, në varësi të kushteve të diktuara nga pandemia dhe moti.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat