Kiara Tito rrëfen eksperiencën me Covid-19

Bota e Yjeve

Kiara Tito rrëfen eksperiencën me Covid-19

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Kiara Tito

Kiara ka folur lidhur me koronavirusin.

Vetëm dy ditë më parë, moderatorja Kiara Tito tregoi për ndjekësit e saj në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19. Kiara publikoi një foto ku shkruante “Ckemi, u riktheva! Korona doli nga chat-i” Në një lidhje me skype për “Friendzone”, moderatorja rrëfeu eksperiencën e saj të infektimit me Covid-19.

Kiara tregoi se e kishte kaluar lehtë dhe ishte izoluar vetëm në shtëpi, ku kishte kaluar një palë “pushime”. Ajo rrëfeu se në momentin që e kishte harruar kornën dhe mendonte se ishte mirë, ishte infektuar.

Image

“Humbja e nuhatjes zgjati një javë. Fatmirësisht jetoj vetëm dhe nuk ndikoj te familjarët. Jam gati të rikthehem në television. Kisha gati një javë që e kisha harruar dhe në atë periudhë më zuri Covid. Gjatë kësaj periudhe, gatova, ndjenja, pash Netflix, cfarë bëhet zakonisht kur je me pushime” – tregoi Kiara.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat