Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Maffia”

Bota e Yjeve

Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Maffia”

Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:48
Don Xhoni

Reperi nga Drenica, Don Xhon, prej disa ditësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Derisa po vazhdon punën për prurjen e re, ai po mban të azhurnuar fansat për detajet e kësaj kënge.

Së fundmi, artisti i njohur ka bërë një postim në InstaStory ku shfaqet në studion e producentit Rzon.

Image

Me këtë të fundit duket se po punon edhe në këtë projekt, i cili siç ka treguar mban titullin “Maffia”.

“Maffia së shpejti, Rzon”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Ndërkaq, akoma nuk është bërë e ditur një datë zyrtare e lansimit të këngës.

Përkundër kësaj, Don Xhoni këto ditë bëri bujë edhe me një ‘freestyle’, muzika e të cilit u bë virale në rrjetin e popullarizuar TikTok.

Ajo u përdor në mijëra video e nga e gjithë botë, sfidë kjo që tanimë ka nisur edhe në Kosovë. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat