Aktorja 55-vjeçare pozon topless në borë dhe si fotograf zgjodhi pikërisht djalin e saj

Bota e Yjeve

Aktorja 55-vjeçare pozon topless në borë dhe si fotograf zgjodhi pikërisht djalin e saj

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:40
Liz Hurley

Aktorja Liz Hurley ka pozuar topless në dëborë, teksa foton e realizonte djali i saj.

55-vjeçarja kishte veshur vetëm mbathje të bardha dhe një pallto. Ylli i “Austin Powers” shfaqet në oborrin e shtëpisë së saj në Herefordshere, shkruan “The Sun”.

Ajo e publikoi foton në rrjetet e saj sociale, krah së cilës shkruante: “Si mund t’i rezistoja?”.

Ajo zbuloi gjithashtu se fotografi ishte djali i saj 18-vjeçar, i cili është edhe model, Damian.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja realizon foto të tilla.

Që nga izolimi për shkak të pandemisë, ajo ka “shfrytëzuar” çdo rreze dielli për të realizuar foto provokuese në kopshtin e shtëpisë së saj.

Madje ajo publikoi edhe foto e veshur me një fustan, të cilin e kishte pasur prej 15 vitesh, duke u sugjeruar ndjekësve të bënin gjëra të tilla dhe të mos mërziteshin nga qëndrimi brenda.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat