Bebe Rexha publikon video pa asnjë filtër dhe fiton zemrat e të gjithëve

Bota e Yjeve

Bebe Rexha publikon video pa asnjë filtër dhe fiton zemrat e të gjithëve

Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:25
Bebe Rexha

Personazhet e famshëm janë ata që kanë më shumë komplekse me pamjen e tyre, duke qenë se publiku pret që t’i shohë gjithmonë në formë perfekte.

Pjesa më e madhe e tyre ndërhyjnë në foto përmes photoshopit apo filtrave dhe ata që guxojnë të dalin pa asnjë lloj filtri numërohen me gishtat e njërës dorë.

Një ndër to është edhe Bebe Rexha, e cila ka publikuar sot një video për të treguar si është në realitet. Në video ajo shihet me rrathë të zinj poshtë syve, me bark me pala, diçka tepër e zakonshme për njerëzit e thjeshtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, ka shkruar Bebe përkrah videos, duke thyer çdo lloj tabuje për shfaqje të tilla në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat