Murati e la për Olën, Sindi shpërthen në lot në prapaskenë

Bota e Yjeve

Murati e la për Olën, Sindi shpërthen në lot në prapaskenë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 10:49
Sindi, Murati, Ola

Murati dhe Ola kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në “Për’puthen”, ku u panë shumë të afërt teksa konsumonin një drekë romantike me qirinj. Gjatë bisedës, Murati iu afrua Olës duke i hequr xhaketën dhe më pas i dha një puthje në qafë.

Pasi ka parë takimin e tyre, e ka cilësuar Muratin si cunak që bie pre e provokimeve.

Sindi: Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike.

Ola: Ti hipe mbi tavolinë.

Sindi: I sati takim ishte? I pesti. Mos hy në debat kur nuk ke diçka personale. Ti Murat je çunak akoma.

Murati dhe Sindi patën një ballafaqim, ku kjo e fundit i kërkoi llogari për veprimet e tij dhe u shpreh se ishte e zhgënjyer që kishte investuar në një “lidhje” me Muratin, kur ai ra menjëherë pre e provokimit me një vajzë tjetër.

Konkurrenti i kërkoi Sindit të tërheqë deklaratën e saj se është në emision vetëm për Muratin dhe Sindi e tërhoqi e revoltuar. Të pyetur nga Bora a do të ketë sërish një takim mes tyre, Murati u përgjigj se pas kësaj që ndodhi, s’mund të bëjnë më një takim pasi s’do të shkonte mirë.

Pas këtyre ngjarjeve në emision, Sindi ka shpërthyer në lot në prapaskenë, siç tregon autorja e emisionit, Olsa Muhameti.

Ajo ka ndarë një fragment nga prapaskenat, ku Sindi shfaqet e përlotur, teksa fshin lotët e saj.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat