Kur do të bësh qejf, e bën edhe poshtë pallatit, si Dojna

Bota e Yjeve

Kur do të bësh qejf, e bën edhe poshtë pallatit, si Dojna

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:53
Dojna Mema

Për shkak të orës policore, nuk ka shumë vend për argëtime në orët e vona, por Dojna Mema di ta shijojë jetën edhe kështu. Pas xhirimeve, darka e ka gjetur poshtë shtëpisë, ulur në bagazhin e makinës që siç tregon e ka kthyer në garderobë dhe duke pirë një birrë.

Moderatorja, e cila prezanton “Just Dance” në “E diell”, tregon se momentalisht në një univers paralel është në klub me një gotë shampanjë.

“E enjtja ime në kohë “ore policore”. Luks i madh sot është një birrë poshtë shtëpisë pas xhirimeve. Bagazhi që fatmirësisht s’ka gojë të flasë dhe rrëmuja tipike e një vajze që e ka kthyer makinën në garderobë lëvizëse. Më thanë mos e nxirr se s’është foto për feed, por në një Univers paralel jam në club me një gotë champagne”-shkruan Dojna.

Image

Besojmë që edhe ju e kuptoni Dojnën më së miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat