Beteja e ish-ëve

Bota e Yjeve

Beteja e ish-ëve

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 10:50
Jennifer Lopez, Alex Rodriguez

Teksa Jennifer Lopez shijon dashurinë e rigjetur në krahët e ish-it, Ben Affleck, njeriu me të cilin artisja për pak sa nuk u martua së fundi, Alex Rodriguez u shfaq me ish bashkëshorten në palestër.

Ata ndanë me pas një foto në rrjetet sociale.

“Cynthia është mama klas për vajzat tona!”– ka shkruar Alex që duket më i qeshur se kurrë në krah ish-gruas.

Të dy ata kanë qenë të martuar nga viti 2002 deri në 2008 dhe kanë dy vajza Natasha, 16 vjeç dhe Ella, 13.

Duket se nuk bëhet megjithatë fjalë për një rikthim, pasi Cynthia është e lidhur tashmë me dikë tjetër.

Alex dhe Jennifer u ndanë në muajin prill pasi kishin tentuar ndërkohë që t`i rregullonin gjërat mes tyre, por pa sukses.

Image
Alex me ish bashkëshorten!
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat