Pas Kanës, Bella Hadid shfaqet në New York

Bota e Yjeve

Pas Kanës, Bella Hadid shfaqet në New York

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 10:05
Bella Hadid

Ajo u pa të premten (dje) duke arritur në Aeroportin JFK në New York City pas një pushimi në Jug të Francës.

Supermodelja 24-vjeçare, e cila ndoqi hapat e motrës së saj të madhe Gigi në industrinë e modës, ishte veshur me një xhaketë të zezë, xhinse blu dhe një kapelë NY.

Kjo vjen pas pretendimeve se ajo ka qenë duke u takuar me partnerin e saj, Marc Kalman për gjatë një viti.

Të premten, Bella u fotografua nga paparazzet me një palë xhinse blu të kombinuara me një bluzë të bardhë teksa largonte rrezet e diellit me një kapele.

Bella u mbështoll me një jelek me ngjyrë të zezë derisa po kalonte nëpër aeroport mbante një maskë kundër Covid-19 e cila ishte me ngjyrë salmoni që përputhej me çantën e saj të markës ‘Goyard’.

Paraqitja e saj në JFK vjen tre ditë pasi modelja postoi një album fotografish në Instagram në të cilin mburrej me figurën e saj plot stil.

Në një varg imazhesh, modelja mund të shihej duke kaluar kohë të mirë me miqtë një varkë që ecte mbi Mesdhe.

Gjatë udhëtimit të saj, Bella gjithashtu shijoi një takim me të dashurin, Marc Kalman derisa u panë duke shijuar puthje me plot me pasion.

Ndryshe, ajo bëri publike romancën javën e kaluar kur postoi një foto të saj dhe Marc e shkrepur gjatë festivalit në Kanë.

Sidoqoftë, një burim i ‘Page Six’ pretendoi se marrëdhënia filloi korrikun e kaluar dhe se modelja dhe drejtori artistik ‘e fshehën mirë’ lidhjen e tyre deri sot.

Ata thuhet se kanë vazhduar romancën në New York mes pandemisë së koronavirusit duke u siguruar mirë që askush mos të ishte i informuar.

“Nëse ata do të dilnin, ai do të dilte i pari, do të merrte makinën dhe pastaj ajo do të hipte në makinë. Ata do të vozisnin në një lokacion dhe ai do ta linte por nuk dilte dhe shkonte të parkonte makinën. Ata ishin shumë të kujdesshëm për të mos u parë në një rrugë publike në të njëjtën kohë”, tha një burim.

Një burim pohoi se kur ata dilnin së bashku ‘shumicën e kohës ishin me njerëz të tjerë, gjë që natyrisht e bëri të vështirë të dyshohej se ata takoheshin’.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat