Rita Ora çon në tjetër nivel romancën me të dashurin e ri, mendon të martohet

Bota e Yjeve

Rita Ora çon në tjetër nivel romancën me të dashurin e ri, mendon të martohet

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:55
Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi

Rita Ora dhe i dashuri i saj nga Zelanda e Re, Taika Waititi, janë duke planifikuar që ta çojnë romancën e tyre në një tjetër nivel.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore dhe regjisori hollivudian, kanë nisur lidhjen në mars të këtij viti, gjatë qëndrimit të Ritës në Australi, ku po merrte pjesë në “The Voice” atje si gjyqtare.

Tani, burime të afërta me çiftin kanë bërë të ditur se ata kanë nisur të flasin edhe për martesë.

“Taika e thërret Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe diskuton se si ai do të jetë bashkëshorti i saj i parë dhe i fundit”, ka thënë burimi për New Idea.

Burimi po ashtu ka deklaruar se Rita është e obsesionuar pas të dashurit të saj, 46-vjeçar.

Taika më parë ka qenë i martuar me producenten filmike Chelsea Winstanley, mirëpo çifti i kanë dhënë fund martesës në vitin 2018. Ata kanë së bashku dy vajza, njëra nëntë dhe tjetra shtatë vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat