Tuna rikthehet me koncert pas një kohe të gjatë

Bota e Yjeve

Tuna rikthehet me koncert pas një kohe të gjatë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 09:27
Tuna

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka kohë që nuk ka mbajtur një koncert, shkaku i pandemisë COVID-19.

Megjithatë së fundmi, ajo ka realizuar një koncert të ri me muzikë live, të cilën e ka mbajtur në Muzeun “Suli An” në Shkup.

Me rastin e 30-vjetorin të themelimit të këtij muzeu, këngëtarja shkupjane është ftuar që të realizojë një performancë artistike.

Image

Tuna vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga koncerti, duke e paralajmëruar transmetimin e tij më 19 shtator.

“30 vjet bukuri kulturore, drejtpërdrejt nga Suli Hani, 19 shtator ora 21:00”, ka shkruar artistja në Instagram.

Image

Këngëtarja përndryshe ka përfunduar së fundmi një mision në Siri, ku ka vizituar nga afër shumë fëmijë të prekur nga lufta e fundit atje.

Image

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me një bashkëpunim të ri me këngëtaren Dafina Zeqirin, duke nënvizuar rregullimin e raporteve që kanë qëndruar të ftohura mes tyre për shumë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat