Dafina shfaqet me grim dhe dukje më ndryshe

Bota e Yjeve

Dafina shfaqet me grim dhe dukje më ndryshe

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:14
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri po shijon suksesin e albumit të ri “Dafinë Moj”, i cili u prit mirë dhe këngët janë kthyer në hite.

Ndërsa, përkundër publikimit të projekteve, Dafina disa prej tyre po ua realizon edhe videoklipin, ashtu siç ndodhi me bashkëpunimin me MC Kreshën “Vet e lype”, ndërkohë aktualisht këngëtarja ka vendosur të realizoi edhe një tjetër këngë me klip.

Sipas disa postimeve që ka bërë vet këngëtarja, pjesë e videoklipit do të jetë edhe modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj.

Image

Por, së fundi Dafina ka ndarë me fansat në Instagram disa fotografi të shkëputura nga xhirimet e videoklipit të ri.

Dafina u shfaq me një pamje shumë më ndryshe, me grim të theksuar shumëngjyrësh dhe xhaketë me ngjyrë të kuqe.

Image

Këngëtarja duke siç do herë me shumë stil dhe në formë të mrekullueshme, ndërsa pranoi mijëra pëlqime dhe qindra komente nga fansat e shumtë të saj dhe miqtë.

Ndryshe, vlen të theksohet se të gjitha të ardhurat nga shitja e albumit “Dafinë Moj” janë dhuruar për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat