Morena Taraku ekspozon linjat trupore

Bota e Yjeve

Morena Taraku ekspozon linjat trupore

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:00
Morena Taraku

Morena Taraku është prej femrave shqiptare më të komentuar nga mediet rozë, si nga ana profesionale asht edhe ajo private.

Ndonëse ka vite që është zhvendosur nga Prishtina në Stamboll, këngëtarja dhe modelja mbetet prezent me projekte të ndryshme që sjell për fansat e saj.

Ish-Miss është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, e sidomos në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.

Image

Në imazhet që sjell, Morena kujdeset që çdo herë t’i fokusoi linjat e saj tërheqëse trupore, e ndaj të cilave është tejet e përkushtuar.

Edhe së fundmi, zeshkania pozoi në një imazh nga dhoma e gardërobës në shtëpinë e saj luksoze, teksa format e saj morën gjithë vëmendjen.

Image

E veshur me një mini-fustan dypjesësh me printe shumëngjyrëshe, të cilin e kombinoi me një çantë të vogël dore dhe një palë taka të zeza, ajo dukej tejet atraktive, ndërsa nuk munguan as komentet dhe pëlqimet nga ana e fansave të saj të shumtë.

Ndryshe, rikujtojmë që së fundi Morena u përfol për një romancë të re me këngëtarin turk, Berdan Mardini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat