Dua Lipa zbulon projektin më të ri

Bota e Yjeve

Dua Lipa zbulon projektin më të ri

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:33
Dua Lipa

Projekti më i ri i këngëtares Dua Lipa mbanë emrin ‘Service95’, një platformë që do të përfshijë një buletin javor, faqe interneti dhe podcast.

Këngëtarja 26-vjeçare projektin e ri e ka përshkruar si sipërmarrjen më të re si një “shërbim në stil, kulturë dhe shoqëri”.

Buletini do të paraqesë rekomandime nga vetë Lipa, duke përfshirë gjithçka, nga udhëtimet, muzika, ushqimi dhe librat. “Fotografitë e mia janë një blog për jetën time. Tani do të ketë një faqe interneti ku njerëzit mund të shkojnë dhe të kërkojnë në të vërtetë gjithçka.“, ka thënë Dua.

Image

Ajo planifikon të përdorë “Service95” për të nxjerrë në pah kauzat filantropike për të cilat ajo kujdeset. Krahasimet me Goop të Gwyneth Paltrow, e cila e nisi si një buletin falas me email që përmban rekomandimet e aktores duken të pashmangshme, por megjithëse universi i Dua-s do të prekë bukurinë dhe mirëqenien.

Ky projekt pritet të lansohet në fillim të vitit 2022, në kohën kur edhe ajo nisë turneun e saj botëror “Future Nostalgia”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat