Hailey Bieber promovon linjën e veshjeve të bashkëshortit të saj

Bota e Yjeve

Hailey Bieber promovon linjën e veshjeve të bashkëshortit të saj

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:30
Hailey Bieber

Hailey Bieber tregoi aftësitë e saj prej modele për sipërmarrjet e bashkëshortit të saj Justin Bieber në Instagram këtë javë.

25-vjeçarja, dukej mahnitëse në veshjet nga marka e Justin “Drew House” në një fotosesion të realizuar në shtëpi që ajo postoi për “Black Friday”.

Ajo paraqiti imazhe në një sërë ambientesh, duke përfshirë oborrin e shtëpisë, me veshje  dhe stile të ndryshme, shkruan DailyMail.

Image

Fotosesioni i fundit në Instagram vjen vetëm katër ditë pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të fundit me personat e saj më të afërt, përfshirë bashkëshortin, këngëtarin kanadez.

Festimet u zhvilluan në restorantin e famshëm në Los Angeles “Nobu Malibu”, i cili është kthyer në një nga më të frekuentuarit për të famshmit, veçanërisht Kardashians.

Image

Në anën tjetër, Justin, albumi i fundit i të cilit quhet “Justice”, sapo ka pranuar në mënyrë kontroverse që të performoi në një koncert në Jeddah në  “Saudi Arabia Grand Prix 2021” muajin e ardhshëm.

Kjo ka tërhequr kritika të ashpra për shkak të historisë së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, veçanërisht atë të princit të saj famëkeq, Mohammad Bin Salman.

Image

Ndërsa, Hailey ka qenë aktive në rrjetet sociale edhe në Ditën e Falënderimeve, të cilat i festoi me kushërirën e saj, Ireland Baldwin, vajzën e aktorit, Alec Baldwin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat