Modelja e njohur e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e Big Brother VIP

Bota e Yjeve

Modelja e njohur e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e Big Brother VIP

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:55
Oriola Marashi

Oriola Marashi momentalisht është një nga emrat më të kërkuar në fushën e modelingut.

Duke qenë e përfshirë prej kohësh në faqet rozë e showbizin shqiptar, ajo duket se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP.

Këtë e ka konfirmuar së fundmi e ëma e artistes në një intervistë dhënë për ‘Wake Up’ në Top Channel.

Image
Nëna e Oriola Marashit

Ajo thotë se për shkak të kohës e angazhimeve, iu është dashur që ta refuzojë ftesën e ‘Vëllait të Madh’.

“I ka ardhur, por nuk ka pasur kohë. Oriolës që në 15-vjeçe i kam thënë zgjidh gjithçka që ty të përshtatet në jetë. Të dy vajzat e mia, unë i lë të lira për të zgjedhur jetën e tyre”, ka thën Xhoi Jakaj, nëna e Oriola Marashit.

Image
Nëna e Oriola Marashit

Bukuroshja të shumtën e kohës e kalon larg trojeve shqiptare, duke qenë se është shumë e angazhuar si pjesë e “Guess”.

Krahas kësaj marke, Oriola bashkëpunon edhe më një sërë brendesh të tjera të njohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat