North tregoi edhe koleksionin e çantave në video live

Bota e Yjeve

North tregoi edhe koleksionin e çantave në video live

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:20
North West, Kim Kardashian

North West, vajza 8-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka hyrë zyrtarisht në epokën e saj të influencës në TikTok. Por megjithëse mendohej se llogaria e saj do të ishte e mbikqyrur nga e ëma, Kima Kardashian, nuk po ndodh kështu!

Pa lejen e mamasë, North po realizon herë pas here video live duke treguar detaje nga jeta e tyre private dhe s’la cep të shtëpisë pa filmuar pak ditë më parë.

Pasi tregoi mirë e mirë shtëpinë, ajo shkoi në dhomën e gjumit ku qëndronte e shtrirë Kim dhe i thërriti “Mami je live”, duke shqetësuar yllin e “KUWTK”.

Kim dhe persona të tjerë të familjes e qortuan North-in për këtë veprim, mirëpo çapkënia duket se nuk zë mend.

Së fundmi, ajo ka realizuar një tjetër video ku tregon koleksionin e çantave dhe aq u desh që pamjet të bëheshin virale në rrjet.

Kim ka hapur një dritare në jetën private të familjes Kardashian, ku të gjithë tashmë po kanë mundësi të shohin ç’ndodh në shtëpinë e tyre.

Të mos flasim për komentet epike që i drejtohen North-it në “TikTok”!

“Northi, a mund të na tregosh kartën e kreditit të mamasë?” e të tjerët duke shtuar: “Northyyy, a dini si të bëni një transfertë bankare?”

Përdoruesit e TikTok madje janë bërë kreativë me komentet e tyre, duke e pyetur North nëse ajo “do të luajë Venmo” ose nëse “ka dëgjuar për këtë lojë të re të quajtur CashApp”.

Një koment gjithashtu thotë: “Hej a keni dëgjuar për trendin ku na jepni prindërve tuaj informacion bankar”.

Image
Komentet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat