Bebe Rexha: Hani çfarë të dëshironi, por kini parasysh që ushqimi është ose ilaç ose shkaktar i sëmundjes

Bota e Yjeve

Bebe Rexha: Hani çfarë të dëshironi, por kini parasysh që ushqimi është ose ilaç ose shkaktar i sëmundjes

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 06:32
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është herë pas here mjaft aktive në rrjetet sociale.

Teksa po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos, 32-vjeçarja po gjen kohë që të postojë në rrjetet sociale statuse të ndryshme për fansat e saj.

Së fundmi, ajo ua dedikoi atyre një status në rrjetin social Twitter, ku i inkurajonte që të bënin gjërat që dëshirojnë në jetë, por gjithmonë me masë të caktuar.

Pini ujë. Lani dhëmbët. Mos e krahasoni veten me të tjerët. Kujdesuni për biznesin tuaj. Hani çfarë të doni, por mbani mend se ushqimi mund të jetë ose ilaç ose shkaktar i sëmundjes. Dëgjoni muzikë që ju bën të ndiheni mirë ose të ndjeni gjithçka. Jini të mirë me veten”, ka shkruar Rexha në statusin e saj.

Image
Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare përndryshe është e njohur si një avokate e shëndetit mendor, e cila gjithmonë ka ngritur zërin për stigmën që i rrethon njerëzit me sëmundje mendore.

Ajo edhe vet ka pranuar se vuan nga çrregullimi bipolar, teksa albumi i saj i dytë në karrierë “Better Mistakes”, është një dedikim për shëndetin e saj mendor.

Image
Bebe Rexha

Njëra prej këngëve më hit të saj në karrierë, “I’m a mess” është gjithashtu një këngë personaliteti për këngëtaren e famshme. 

Image
Bebe Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat